Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkim Mekolli pranoi para grupit hetimor vrasjen e bashkëshortes së tij një ditë më parë fshatin Blacë të Pogradecit.
Ai është shprehur se gruan, Demirka Mekolli e ka vrarë me sqepar dhe thikë dhe shkak sipas tij ka qenë xhelozia. Ai dyshonte se gruaja e tij e tradhëtonte.
Krimi i rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë së varfër ku jetonte familja, ndërsa autori është parë me thikë e sqepar në dorë duke u kërkuar të afërmve të lajmëronin policinë.
Çifti kishte një fëmijë që jetonte në Itali, ndërsa kohët e fundit kishin pasur shumë debate. Familjarët e tij deklaruan një ditë më parë se ai prej dy vitesh vuante nga depresioni dhe për këtë shkak ai ishte drejtuar spitalit.
Në pak kohë janë shënuar disa kriime në familje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pogradec-pasi-vrau-gruan-autori-levizte-me-sqepar-e-thike-ne-dore/