http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese shqyrton në mbledhjen e së martës dekretin e Presidentit të Republikës, për rishqyrtim në Kuvend të ligjit ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?. Zyrtarët të Partisë Socialiste kanë ritheksuar faktin se mazhoranca do të tërhiqet nga nisma ligjore, por pa bërë të qartë nëse do të miratojnë dekretin presidencial. Vendimi përfundimtar, i cili do të vulosë votën e PS-së në komision, pritet të merret në mbledhjen e mëngjesit të së martës, të grupit parlamentar socialist.
Javën e kaluar, në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate mbi fatin e ligjit për mbetjet. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, tha se mazhoranca ka vendosur të tërheqë nismën nga shqyrtimi parlamentar. Madje ai tha se nëse do të merrej një nismë për referendum popullor, do të ishte i pari që do ta mbështeste atë.
Ndërkohë që demokratët dhe LSI kanë mbajtur të njëjtin qendrim, duke theksuar se të njëjtin qendrim duke theksuar se nuk ka se si ligji të tërhiqet nga mazhoranca. Sipas deputetëve të PD-së dhe LSI-së, Kuvendi duhet të shqyrtojë dekretin e Presidentit që e kthen ligjin dhe kurrsesi, në aspektin juridik PS nuk mund të ketë tërheqje nga ligji.