Shtatëdhjetë e një vula të institucioneve të shtetit shqiptar janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Vulat datojnë që nga viti 1912, kur u shpall pavarësia.
Të gjitha kanë qenë funksionale në kohën e tyre, ndërsa sot ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Fondin e vulave. Vihen re vulat e institucioneve fillestare të shtetit shqiptar nga vitet 1912 deri në vitin 1928.
Ekspozita fillon me vulën e Shoqërisë së mësimit shqip të Bukureshtit në 1881. Vitrina e dytë përmban vula të viteve të Shqipërisë Mbretërore, 1928 ? 1929.
Më tej janë vulat e periudhës së pushtimit fashist, 1939-1943, vula e periudhës 1944 ? 1976 dhe dhjetëra vula të shoqërive patriotike dhe bamirëse, të institucioneve të trojeve shqiptare si Filati, Ulqini dhe Fushë Kosova, nga periudhat e viteve 1939-1943 e më gjerë.
Ekspozita mbyllet me vulat e disa shoqërive tregtare të viteve ?20-?40. Ekspozita e organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave do të qëndrojë e çelur deri më 6 tetor?.