Gjiknuri: Kriza energjetike kaloi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza energjetike që erdhi si rezultat i thatësirës së pazakontë, konsiderohet e tejkaluar. Për Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, kriza u përballua 90% me të ardhurat e kompanisë dhe me një mbështetjet minimale buxhetore.



?Suksesi i reformës në energji u provua, me këtë test që kaloi sistemi, përballoi importe deri në 90 milion euro pa shkundur financat e shtetit. Të mos harrojmë se dikur, kur kishte krizë energjitike e thatësirë, financat e shtetit shkundeshin dhe pengohej çdo lloj investimi tjetër. Përkundrazi, OSHEE ka qenë në gjendje ti përballojë këto me të ardhurat e veta, me një mbështetje minimale e të programuar nga Buxheti i Shtetit?.



Këtë deklaratë, ministri e bëri gjatë inspektimit të investimit për përmirësimin e rrjetit të energjisë në zonën e Laprakës në Tiranë, e cila prek edhe zonën e ?Don Boskos? deri në afërsi të Stacionit të Trenit.



?Janë 20 kilometra kabëll i ri, janë rreth 28 kabina të reja. Brenda këtij viti, kjo zonë do të ketë një linjë të re shpërndarjeje brenda standardeve. Nuk është investimi i fundit që po kryejmë në Tiranë me fondet e OSHEE. Dua të falënderoj të gjithë abonentët, jo vetëm në qytetin e Tiranës por në mbarë Shqipërinë që vazhdojnë ti përgjigjen pagesës së faturave. Ritmi i arkëtimeve është në nivele të kënaqshme dhe kjo po u kthehet qytetarëve me investime.?



Nga investimi që po kryhet në këtë zonë, më shumë se 10 mijë abonentë parashikohet të përfitojnë një furnizim më të qëndrueshëm e cilësor me energji.