Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka vendosur afat që deri në datë 29 shtator të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Deklaratën Kryeprokurori e bëri gjatë takimit me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve?.
Në bazë të këtij ligji, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka detyrimin ligjor që të mbështesë Komisionin e Vetingut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve, i cili është aspekti profesional.