Report TV - Veliaj: Deri në fund të mandatit merr fund problemi i mësimit me dy turne

2018-05-02 1

Pas hapjes së 4 shkollave të reja në Tiranë, tre prej të cilave të ndërtuara nga e para, Bashkia e Tiranës sapo nisi rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare ?Dora d?Istria?. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen në këtë objekt dhe shtoi se falë këtij projekti, shkollës do t?i shtohen 11 klasa të reja, ndërsa e gjithë godina do të pajiset për herë të parë me një sistem qendror ngrohjeje.

Ai theksoi se në përfundim të këtij investimi nxënësit e shkollës do të kenë jo vetëm mjedise më të mira dhe më të ngrohta, por do kenë mundësi që mësimin ta zhvillojnë vetëm në një turn. ?Më vjen mirë që tek ish shkolla ime, që dikur mbante emrin ?20 Dhjetori?, sot ?Dora d?Istria?, po bëjmë jo vetëm një rikonstruksion total të godinës, por po shtojmë edhe 11 klasa të reja, për të futur konceptin parashkollor dhe për t?i dhënë fund mësimit me dy turne?, tha kryebashkiaku Veliaj.