Rikonstruktohet shkolla “Dora D’istria” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt nxënësit e shkollës 9 vjeçare ?Dora d?Istria? do të kenë një ambient krejtësisht të ri. Teksa inspketoi punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se projekti, parashikon shtimin e 11 klasave të reja, ndërsa e gjithë godina do të pajiset për herë të parë me një sistem qendror ngrohjeje.

?Më vjen mirë që tek ish shkolla ime, që dikur mbante emrin ?20 Dhjetori?, sot ?Dora d?Istria?, po bëjmë jo vetëm një rikonstruksion total të godinës, por po shtojmë edhe 11 klasa të reja, për të futur konceptin parashkollor dhe për t?i dhënë fund mësimit me dy turne. Jam disa herë i lumtur që jam këtu sot, së pari sepse kemi pasur një muaj fantastik si shtatori, ku kemi hapur shkolla të reja, kemi mbaruar investime në shkollat ekzistuese, është çliruar nga fluksi Kombinati, Bregu i Lumit, Pazari i Ri, pra disa nga lagjet problematike. Shkollat elitare kombëtare si Liceu Artistik apo Shkolla e Baletit dolën projekte të suksesshme, pra kemi vënë përpara një pjesë të ambicies tonë për të ulur mësimin me dy turne?.


Erjon Veliaj ripërsëriti edhe njëherë premtimin se deri në fund të këtij mandati problemi i mësimit me dy turne do marrë fund.

?U kërkoj mirëkuptim prindërve që, teksa po bëjmë mësim në shkollat alternative, se në një periudhë prej pak muajsh do të kemi totalisht të rikonstruktuar shkollën ekzistuese plus klasat e reja, që zgjidhin të gjithë këtë anomali që kemi pasur në Njësinë 10. Ashtu si edhe në Njësinë 8, edhe në disa njësi të tjera të Tiranë i kemi dhënë fund mësimit me dy turne, gradualisht në të 24 njësitë do të vazhdojmë me këtë ritëm për t?u siguruar që fundi i këtij mandati na gjen të sistemuar. Ne mund të kemi debate të tjera në zgjedhjet e ardhshme, por jo debatin e shkollave me dy turne?.

Projekti i rikonstruksionit parashikon një shtesë te godinës. Gjithashtu do të bëhen edhe një sërë punimesh të tjera, si ndërrim i dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe hidraulike dhe izolimi i tarracës.