Ora News - Bashkia e Tiranës cakton tarifat e reja për gjelbërimin e ambientet sportive

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli bashkiak i Tiranës do të mblidhet këtë të enjte ku do të vendosë për tarifat e reja për gjelbërimin por dhe të përdorimit të ambienteve sportive.
Sipas projektvendimit administratorët e pallateve do të përjashtohen nga taksa e pastrimit dhe tarifa e përkohshme arsimore.
Teksa kryeqyteti për pagesën e tarifës së gjelbërimit ndahet në tre zona.
Banorët në qendër do të paguajnë 5 mijë lekë në vit, jashtë unazës 2 mijë lekë dhe në ish komunat 1 mijë lekë.
Tarifa keto qe do të vendosen në faturën e ujit të pijshëm.
Po ashtu janë saktësuar dhe çmimet e përdorimit të ambienteve sportive. Për fushat e futbollit paguhet 400 lekë ora, të volejbollit dhe basketbollit 100 lekë në orë për person.
Sa u përket kalçetove tarifa është 150 lekë ora ndërsa ambientet me bar sintetik do të kushtojnë 125 lekë ora. Në projektvendim parashikohet dhe përdorimi i ambienteve shkollore që shkon në 5 mijë lekë ora.
Po ashtu është parashikuar dhe çmimi i biletave, ku për herë të parë propozohet karta e publikut e cila do të kushtojë 3 mijë lekë dhe përfshin 8 bileta për shfaqje teatrore e koncerte si dhe dy ftesa në çift.
Sa u përket biletave do të jenë 500 lekë për shfaqjet teatrore teksa studentët dhe personat mbi 65 vjeç do të paguajnë 300 lekë.
Sa u përket koncerteve vlera e biletës do të jetë 1 mijë lekë.
Për të marrë në përdorim Qendrën kulturore në Tiranë si dhe ambientet e amfiteatrit vlera do të jetë 10 000 lekë ora, ndërsa për të hyrë në kopshtin zoologjik do të paguhet 50 lekë për fëmijë dhe 100 lekë për të rritur

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-cakton-tarifat-e-reja-per-gjelberimin-e-ambientet-sportive/

Free Traffic Exchange