Report TV - Fier,vonesa në hipotekë qytetarët presin muaj për vërtetim pronësie

2018-05-02 3

Verifikimi i pasurive të gjyqtarëve ka shkaktuar probleme të mëdha në Hipotekën e Fierit.

Dhjetëra qytetarë janë në pritje për të marrë përgjigjet për pronën e tyre, por pritja e tyre shkon në më shumë se dy muaj.

Shkak për këtë është bërë verifikimi i 400 dosjeve të gjyqtarëve të cilët duan kohë për t?u verifikuar. Ndërkohë që ligji e parashikon që kthimi i përgjigjes për të marr një dokument në hipotekë është jo më shumë se 15 ditë. Ndërkohë që qytetarët presin çdo ditë për të marrë informacion, por nuk e marrin atë.

?Për një shkresë të tillë kam bredhur jo më pak se dy vjet dhe akoma po bredh për një certifikatë të shtëpisë. Bridh zyrë më zyrë e asnjë nuk të sqaron. Po bëj nja 5 a 6 muaj që kam futut letrat brenda për të pjestuar një tokë. I kam bërë dokumentat i kam dhënë dhe parat por jo sot jo nesër dhe asgjë, duket se duan para të tjera?, shprehen qytetarët