Report TV - Lezhë,digjet në mesnatë makina e kryetarit të bashkisë Frrokaj

2018-05-02 0

LEZHE- Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës 00:30 të mesnatës në lagjen ?Besëlidhja? janë djegur dy makina, të cilat ndodheshin të parkuara pranë njëra tjetrës në parkingun e një pallati, njëra nga makinat përdorej nga Frrokaj.

Sipas informacionve paraprake bëhet me dije se janë djeguar: automjeti tip ?Mercedes Fuoristradë ML? me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, si dhe mjeti tip ?Mercedes Benz? me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Free Traffic Exchange