Ora News - “Demokracia merr kot” përmbyll Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Demokracia merr kot?, dokumenatri i regjisorit zvicerian Thomas Isler përmbylli Festivalin Ndërkombetar të Fimit për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa e elektoratit zviceran, për ndryshime të tilla kushtetuese si, iniciativa kundër minareve, bie ndesh me parimet themelore të konventave të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut.

Filmi hulumton nevojën që lind për demokraci të drejtpërdrejtë duke marrë parasysh kufizimet e një sistemi të tillë politik.

Në një intervistë për Ora News, Isler tregon për kompleksitetin e demokracisë në një vend si Zvicra.

Isler: Demokracia në Zvicër është një mit. Njerëzit besojnë se zviceranët janë themelues të demokracisë moderne, por kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi frymëzuar nga koncepti amerikan për demokracinë moderne i cili në thelb ka ekuilibrin demokratik.
Miti tjetër është se zviceranët besojnë se Zvicra ëshët vendi më demokratik në botë. Kjo është e vërtetë për aq sa flitet për të ushtruar demokracinë në mënyrë të drejtëpërdrejtë por kjo nuk e bën demokracinë tonë më të mirë se demokracia franceze apo e vendeve të tjera. Dokumentari im merr përsipër të tregojë se ku janë kufijtë e kësaj praktike, sepse demokracia nuk ka të bëjë me idenë se çdo kush është i lejuar të bëjë çtë dojë dhe shumica ka gjithmonë të drejtëpërdrejtë.

Ndodh që njerëzit në Zvicër të votojnë për diçka që shkel të drejtat e njeriut. Më vjen mirë kur njerëzit shprehen të vëmendshëm ndaj çështjeve kolektive, jo vetëm personale, ndërsa më lënë pa mend kur njerëzit votojnë në mënyrë emocionale dhe shprehin ksenofobinë e tyre. I duhet dhënë fund kësaj forme.




Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/demokracia-merr-kot-permbyll-festivalin-nderkombetar-te-filmit/

Free Traffic Exchange