Ndryshon ushqimi në kopshte për të luftuar obezitetin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Obeziteti tek fëmijët eshte nje nga sfidat me te mëdha per institucionet shëndetësore dhe vete familjet. Rreth 22% e fëmijëve nen moshën 5 vjeç jane mbipeshe per shkak te kequshyrejes. Institucionet arsimore po vene ne zbatim rekomandimet e organizatës botërore te shëndetësisë, per mënyrën e ushqyerjes.

Ne çerdhet dhe kopshtet publike te Tiranës, dieta ushqimore ka ndryshuar. Drejtoresha e qendrës se edukimit dhe zhvillimit te fëmijëve, tregon se menuja është orientuar drejt ushqimit te shëndetshëm. Dieta ushqimore ashtu si dhe oraret jane te njëjta per te gjithe fëmijët, pavarësisht kopshtit publik qe ndjekin.


Ushqimi gatuhet çdo dite ne kuzhinat e çdo kopshti, ndërsa menuja është e afishuar edhe per prindërit. Me rikonstruksionin e 43 kopshteve ne kryeqytet u përmirësua edhe dieta ushqimore, duke i dhënë rendësi rekomandimeve te Ministrisë se Shëndetësisë per ushqyerje te shëndetshme.