Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dasmat shqiptare vazhdojnë të na surprizojnë. Sheshi kryesor i qytetit të Kukësit është kthyer në një festë të vërtetë mëngjesin e sotëm, teksa një dhëndër nga Prizreni ka mbërritur për të marrë nusen me një gjetje mbresëlënëse.
Karvanin e prinin dy kuaj mbi të cilët kalëronin një djalë dhe një vajzë.
Kuajt ndiqeshin nga një pajton dhe pas tij limuzina e ndjekur dhe nga makinat e tjera të krushqve.
Miqtë nga Prizreni nuk kishin harruar dhe flamujt kombëtarë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kur-lidhin-krushqi-prizreni-me-kukesin-shperthen-tradita-dhe-modernja/