Mes tradicionales dhe modernes për të realizuar një dasmë të veçante e që më siguri do mbahet mend gjatë në qytetin e Kukësit.
Dhëndëri nga Prizerni përveç një limuzinë luksoze, ka zgjedhur dhe një pajton për të marrë shoqen e jetës në qytetin e Kukësit.
Nuk kishte si të mungonte në këtë dasmë flamuri kombëtar dhe krushqit te veshur me rroba tradicionale të malësisë, ndërsa karvani dasmoreve përshkroi rrugët e qytetit verior.
Ndërkohë lahuta e vallet tradicionale ishin kryefjalë e festës.
Pamjet nuk kanë nevoje për koment, ndërsa të pranishmit me siguri do ta mbajnë mënd gjatë këtë dasmë
Atmosferës festive iu bashkuan edhe qytetarët kuksianë, të cilët ia morën valles në mes të sheshit së bashku me dasmorët.
Të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë në ditën e dasmës së tyre përpiqen të sjellin element të traditës e folklorit.