Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Të takim u diskutua edhe për krimin e organizuar e trafikun e drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën.
Sipas Bashës është bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin që ka goditur standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, duke hedhur sërish akuza se votat në zgjedhjet e 25 qershorit u blenë përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.
Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare.