Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në procesin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Autoriteti do të publikojë informacione mbi të vërtetën e dy ekzekutimeve komuniste: atë të një grupi deputetësh opozitarë në ?45 dhe një grupi tjetër intelektual. E rëndësishme në këtë proces është njohja me të kaluarën por edhe mënyrën se si përcillen të dhënat në media. Për të qenë sa më profesional, Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë bashkë me ekspertë të huaj trajnuan gazetarët mbi rëndësinë e këtyre dokumenteve sekretë.
Qytetarët shqiptarë do të njihen së shpejti me të vërtetën e ekzekutimi të grupit të deputetëve në vitin 1945, që guxuan të bënin lëvizje antikomuniste dhe vendimin në marrëveshjen e ?Mukjes? për eliminimin e eksponentëve të organizatave të tjera politike si Balli Kombëtar apo Legaliteti.
Gjithashtu, hapja e dosjeve të Sigurimit do të nxjerrë të vërteta mbi ekzekutimet komuniste të grupit të inxhinerëve të Maliqit.
Në këto dy plane të rishikimit të historisë po punon Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Gentiana Sula:Ashtu siç bëmë rivlerësimin e figurës së Musine Kokalarit dhe doktoreshë Sabiha Kasimatit ashtu do të vazhdojmë me ngjarje të tjera të rëndësishme për historinë e kombit shiptar. Me datën 10 tetor është përvjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve, me 8 nëntor është përvjetori i ekzekutimit të grupit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit. Po punojmë me partnerë për ti sjellë këto ngjarje në fokus të publikut pa harruar dhe figurën e tyre njerëzore të personave të përsekutuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-tetor-publikohet-e-verteta-e-ezekutimit-te-grupit-te-deputeteve-ne-45/