Report TV - Krim horror në Pogradec, burri vret gruan me sqeparë e thikë

2018-05-02 0

borrin e shtëpisë, xhaxhai vret nipin

Të tjera rreth shkrimit
Bashkim Mekolli masakroi gruan Demirke Mekolli
49-vjeçarja ndërroi jetë në vend, autori u arrestua në banesë
Shkodër, qeni i ndoti në oborrin e shtëpisë, xhaxhai vret nipin
xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi
POGRADEC - Krimi brenda familjes trondit sërish. Pa kaluar 24 orë nga vrasja e djeshme në Shkodër, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij, në Pogradec, mëngjesin e kësaj të diele, burri ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë, ku sipas policisë, pas një sherri të momentit, 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqeparë e thikë të shoqen, Demirke Mekolli po ashtu 49 vjeçe.

49-vjeçarja nga Pogradeci është viktima e dytë e krimit brenda familjes, pa kaluar një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi i cili e qëlloi me plumb në kokë në mes të ditës në kryeqytet.

Për ngjarjen në Pogradec, policia bën të ditur se çifti ka pasur probleme më parë çka ka sjellë edhe fundin tragjik të Demirke Mekollit.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të Bashkim Mekolli brenda në banesë.

Policia bën të ditur se vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Free Traffic Exchange