Emisioni i cili do të moderojë Marina Vjollca në Tv Klan i ka bërë të gjithë kuriozë.
Marina tha në ?Xing me Ermalin?, se spektakli që do të moderojë ka si synim që pas një jave të lodhshme në fundjavë të vijë vetëm me argëtim. Moderatorja zbuloi se do të duhet rreth një muaj për të dalë në transmetim dhe se në spektakël do të marin pjesë emrat më të mirë të muzikës.
?Ka për të qenë një spektakël muzikor ku po investohet shumë. Ne kemi si synim që pas një jave të lodhshme në fundjavë do të vijmë vetëm me argëtim. Do të ketë shumë muzikë, do jenë dy orë në të cilat ne kemi dëshirë të bëjm qejf. Ka ende kohë që emisioni të dalë në transmetim, do të duhet rreth një muaj. Ka për të qenë garë-spektakël. Ka për të patur emrat më të mirë të muzikës dhe emra nga politika kultuar që kanë influencë. Çdo javë do të kemi emrat më të mirë të muzikës? tha Marina.