Piktori Bajram Mato ka çelur një ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar.
Ekspozita e tij retrospektivë përfshin një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së piktorit. Bajram Mato e ka filluar krijimtarinë e tij duke u mbështetur në metodën realiste në vitet ?80.
Pas viteve ?90 piktori ka emigruar në Itali, duke mos hequr dorë nga peneli.
Puna e tij është ekspozuar në Galeritë e njohura italiane dhe ka fituar edhe çmime ndërkombëtare.
Piktori Bajram Mato, me origjinë nga Roskoveci është kthyer disa herë në atdhe për të prezantuar veprat e tij.