Report TV - Piramida, Veliaj: Nga një 'vrimë e zezë' kthehet në burim energjie

2018-05-02 0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pas inaugurimit të këndit për fëmijët deklaroi se ka nisur puna për ndërhyrjet në zonën e Piramidës, pasi Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që synojnë ta kthejnë atë në një qendër të kulturës dhe për të rinjtë.

?Kemi filluar ndërhyrjet nga jashtë për ta transformuar Piramidën edhe nga brenda në një qendër të madhe kulturore, kryesisht me fokus të rinjtë, për ata që duan të merren me teknologjinë e informacionit, që duan të merren me art, me libra, kinematografi, teatër?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se transformimi i Piramidës do të fillojë brenda këtij viti, ndërsa arkitektë të njohur vendas dhe të huaj po punojnë për projektin.

Free Traffic Exchange