http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taulant Matia ka zgjedhur të kalojë një fundjave me familjen në Mal të Zi. Ai ka vendosur që siguracionin për automjetin ta paguajë në shtetin fqinj, pasi kushton më lirë: 15 euro nga 40 që është në Shqipëri për një fat kohor dy javor. Janë të shumtë drejtuesit e automjeteve qeë ashtu si Taulanti, refuzojnë të blejnë siguracionin në Shqipëri. Shoferët ankohen se çmimi i kartonit jeshil është i lartë. Ata ndihen të penalizuar pasi do të duhet ta marrin atë për dy javë, edhe pse mund të kalojnë jashtë shtetit një ditë apo një fundjavë. Kompanitë e sigurimeve nuk oforjnë siguracion 1, 3 apo 5 ditor. Në shtetin tjetër fqinj, maqedoni situata është akoma edhe më favorizuese për shoferët. Kartoni jeshil nis minimalisht 60 euro për një vit deri në 90 euro maksimumi në varësi të tonazhit të makinës. Kompanitë e vlersojnë këtë produkt si me rrisk të lartë, ndaj dhe ky cmim reflekton koston reale sipas tyre. Ndonëse në treg operojnë disa kompani, ato shpesh kanë unifikuar cmimet në siguracionet e detyrueshme duke ngritur dyshime të forta për mungesë konkurrence, në kurriz të konsumatorëve. Ky treg i cili ka jo pak probleme monitorohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Mbroja e konsumtaorëve në këtë treg është zbatimi i sistemit bonus -malus, cili parashikon pagesën e policës së sigurimit në varësi të historikut që ka cdo shofer. Por deri më tani ky ligj ka mbetur në letër.