Shtresat në nevoje në Lezhë do të kenë mundësi të marrin shërbim ligjor falas.
Që prej datës 4 shtator pranë ambienteve të gjykatës është hapur zyra e ndihmës juridike e cila do ti vijë në ndihmë kësaj shtrese të shoqërisë.
Ky shërbim i ri është prezantuar nga Kryetarja e Gjykatës, Ornela Naqellari në prani dhe të përfaqësuesve të Bashkisë, Sherbimit Social dhe organizatave të ndryshme.
?Kategoria e personave që do të përfitojnë nga shërbimet ligjor falas është e gjerë dhe do të përfshijë ato kategori për të cilët shoqëria ka më shumë shqetësim për ti siguruar barazi dhe akses në drejtësi dhe tani me krijimin e zyrës së ndihmës juridike falas unë mendoj që ky akses do jetë më i madh, mbrojtja do të jetë më efektive dhe më e afërt? u shpreh Naqellari.