TIRANE-Ish-të përndjekurit politikë futen në grevë urie para Institutit.
Greva nisi sot në mëngjes dhe sipas tyre do të zgjasë 24 orë, ndërsa kërkojnë largimin kreut të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola.
Ata kanë bërë edhe një peticion ku kërkojnë që Kola të largohet, pasi sipas tyre ka shpërdoruar fondet për ish-të përndjekurit.
Gjithashtu ata kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet nga qeveria.