Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tiranës i është shtuar një tjetër hapësirë çlodhëse për fëmijët e të moshuarit. Pranë Piramidës është ndërtuar këndi i lojrave, por dhe me hapësirë publike për grup mosha të tjera.
Investimi i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Raiffaisen Bank, u inspektua nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris.
Erion Veliaj: Ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit, mbrapa Piramidës, një ndërtesë ikonë e Tiranës. Ku ka vullnet edhe nga ?ferrat mund të dalin trëndafila?. Ky është rasti tipik se nga një ferrë e madhe ka dalë kjo lule e bukur urbane e qytetit të Tiranës?
Transformimi i Piramidës do të fillojë brenda këtij viti, ndërsa arkitektë të njohur vendas dhe të huaj po punojnë për projektin
Erion Veliaj: Ky projekt i paraprin një ndërhyrjeje rrënjësore të Piramidës që do të fillojë brenda këtij viti. Arkitekti i njohur Ëiny Maas, i cili ka bërë disa nga kryevepra në botë, i është bashkuar ekipit tonë për ta sjellë në platformën finale propozimin për transformimin e Piramidës. Nga një ?vrimë e zezë? si nga jashtë edhe nga brenda, Piramida do të kthehet në një burim energjie?
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris theksoi se është në politikat sociale të bankës përfshirja në të tilla projekte.
Për më shumë lexoni në: