Qëllohet me armë zjarri tip kallashnikov banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma 53-vjeç në lagjen "Sakë' në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë
Raportohet se në orët e para të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar veçse dëme materiale.
Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë, ndërkohë që sipas policisë tre prej plumbave kanë deportuar brenda kuzhines.
Në momentin e ngjarjes pjestarët e familjes Toma kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar të shtënat janë zgjuar dhe kanë njoftuar policinë.
Blutë kanë mbërritur menjehere në vendin e ngjarjes por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.
Sipas policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zones me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.