Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Te ftuar ne studion e Ekopolitike: Lavdosh Feruni, Bardhi Sejdarasi, Gavrosh Zela, Klodian Aliu, Gerti Shella
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi tha për emisionin ?Ekopolitikë? me gazetaren Aurora Sulçen se dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve është një dekret i vdekur.
Shalsi sqaroi se nuk kemi të bëjme me import mbetjesh, por janë lëndë që kanë një cmim dhe tregtohen në bursa.
Shalsi: Nuk kemi të bëjmë me import mbetjesh, kemi thënë lëndë të dyta, lëndë të cilat nuk konsiderohen mbetje. Janë lëndë që kanë një cmim dhe tregtohen në bursë. Është abuzuar shumë dhe nuk mund të them se një pjesë e njerëzve nuk janë të shqetësuar për shkak të deformimit që i është bërë lajmit. Është folur për import plehrash është folur për import mbetjesh.
Ajo që ne kishim si synim ishte që ti jepnim oksigjen industrisë së riciklimit duke besuar që nuk mund të ketë një Shqipëri të pastër pa një industry riciklimi.
Synimi ynë ka qenë dhe mbetet të kemi një Shqipëri sa më të pastër. Në komisionin e veprimtarive prodhuese dhe parlamentin shqiptar u përqafua nga të gjitha forcat politike dhe kishte një konsesnus të përgjithshëm që të mbështesnin iniciativën, qoftë PD që e votoi pro qoftë LSI që kishte një ministër të Mjedisit dakord si pjesë të propozimit. Ndërkohë një nga firmëtarët ishte një anëtar i LSI.
Një nga arsyet që ne edhe asaj kohe ndoshta është e mira që me tymnajën që është hedhur ne duhet të sqaronim procesin shumë mirë.
Iniciativës time iu bënë 6-7 amendamente një nga të cilat ishte ajo e ndalimit kategorik të importit të mbetjeve me qëllim djegie.
Pra sot kemi një dekret të vdekur. Vullenti i parlamentarëve të kaluar ka përfunduar punën e vet. Sot kemi një legjislaturë të re. Sot kemi edhe një president të re. Jursitet sugjeruan që ky dekret dekret nuk e meriton të shqyrtohen nga ky parlament.
Dekreti është i vdekur dhe pyetja e këtyre ditëve ka qenë: Do ta rrëzoni dekretin e Presidentit? Jo thamë ne nuk do ta rrëzojmë, nuk do mbetet në fuqi sepse është i vdekur.
Ministria e Mjedisit ka autorizuar disa koncesione, ministria e Tranasportit është duke u marrë me masterplanin për mbetjet, ministria e Zhvillimit Urban po merret me strategjinë e mbetjeve. Këto të fundit financohen nga partnerë gjermane seriozë.
Ka ardhur momenti që çështjen e mbetjeve ta trajtojmë nga një ministri. Është momenti që ne të hapim një debat më të thllë. Është momenti që edhe ekspertët e kanë sugjeruar për të parë njëherë ligjin e menaxhuar të mbetjeve.
Nuk kam unë përgjigje që do ta rikthejmë prapa. Unë nuk thashë që do ta rikthejmë prap. Unë thashë që janë pjekur kushtet që nga pikëpamja institucionale mos kemi një konflikt midis ministrive të ndryshme, por të kemi një institucion të përgjigjet. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të jetë përgjegjëse për rakordimin e politikave për cështjen e mbetjeve.
Kolegu Besnik Bare ndërhyri me një amendament duke specifikuar ndalohet ...