Report TV - Sulmi ndaj policisë në Elbasan Report Tv zbardh dosjen e plotë

2018-05-02 0

Klement Xhaferi i arrestuar tre ditë më parë në Elbasan, është liruar nga qelia dhe do vijojë të qëndrojë në masën e arrestit në shtëpi. Ndërkohë dy shokët e tij, Ledio Zabeli dhe Vladimir Dedja do të vijojnë të qëndrojnë në masën e ?arrestit në burg?.

Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila gjatë ditës së djeshme shqyrtoi kërkesat e prokurorit, për të arrestuarit e operacionit policor në Elbasan.

Raporti konfidencial: Policët nuk e njohin Suel Çelën
Në kërkim policor vijon të jetë dhe shtetasi Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, i cili zotëron tregun ushqimor. Ndërkohë në raportin e policisë që prokuroria lexoi në gjykatë, thuhet se policët nuk kanë njohur Suel Çelën, duke dhënë vetëm karakteristikat e tij trupore. Policia disponon një video për ngjarjen, pasi në raport theksohet se do të analizohen pamjet filmike.

?Kërkimi për personin që e kishte drejtuar atë në hyrje të teritorit të objektit (megjithë përshkrimin fizik që bënë disa prej punonjësve të policisë, atë të një djali të ri, fytyrërrumbullak e me kapele) nuk dhe rezultat pozitiv, megjithë kërkimet që u bënë dhe brenda bar restorantit, nga kontrolli e kqyrja e të cilit u vu re se hapja e disa dyerve të brendshme, të nxirrte në një rrugë tjetër, në krahun më jugor të objektit, nga ku mund të largoheshe?-thuhet në raportin e policisë.

Free Traffic Exchange