Polemika, treg edukimi apo arsim falas ka krijuar përplasje mes analistit Henri Çili dhe aktivistit Arlind Qorri në emisionin ?Zonë e Lirë në Tv Klan.
Qorri mbështet arsimin falas dhe shprehet kundër institucioneve private fitimprurëse pasi sipas tij arsimi nuk është mall.
Ndërkohë sipas Çilit e vetmja mundësi apo produkt ose një shërbim të jetë me cilësi nuk është ofrimi i tij falas por ofimi i tij me pagesë.
?Unë jam për arsim falas, është minimumi. Unë jam për një ligj i cili do të ndalonte jo institucionet publike apo të vetëthemeluara, por institucionet private fitimprurëse sepse arsimi nuk është mall, nuk shitet dhe blihet.Sot në Shqipëri kërkohen diploma dhe këtë e garantojnë ?tezgat? private dhe kjo në një masë të madhe është e vërtetë. Cilësinë e arsimit e përcakton cilësia e studentëve, është një nga faktorët themelor. Sepse studentët e mirë e detyrojnë një pedagog të përgatitet. Shkolla të kushtojë zero lekë dhe të hyjë më i miri, nëse vendosen kritere ekonomike ne do të përjashtojmë shumë njerëz që e meritojnë. Por problemi është se qeverisë i intereson që të paguajnë sa qimet e kokës, ne jemi për arsim publik falas?, tha Qorri.
Çili tha se tregu i edukimit krijon industrinë e edukimit si një shërbim cilësor dhe sistemi i tarifave dhe bursave është sistemi më i mirë që ka çuar universitetet lart.
?E vetmja mundësi apo produkt ose një shërbim të jetë me cilësi nuk është ofrimi i tij falas por ofimi i tij me pagesë, por kjo nuk do të thotë se ata që e meritojnë dhe që nuk munden të kenë përjashtim. Tregu i edukimit krijon industrinë e edukimit si një shërbim cilësor. Dhe paratë publike që teprojnë përdoren për të mbështetur ata që nuk e përballojë ata që s?munden. Sistemi i tarifave dhe bursave është sistemi më i mirë që ka çuar universitetet lart?, tha Çili.