Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi tha për emisionin ?Ekopolitikë? me gazetaren Aurora Sulçen se dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve është një dekret i vdekur.
Shalsi sqaroi se nuk kemi të bëjme me import mbetjesh, por bëhet fjalë për lëndë që nuk konsiderohen mbetje.
Shalsi: Nuk kemi të bëjmë me import mbetjesh, kemi thënë lëndë të dyta, lëndë të cilat nuk konsiderohen mbetje. Janë lëndë që kanë një cmim dhe tregtohen në bursë. Është abuzuar shumë dhe nuk mund të them se një pjesë e njerëzve nuk janë të shqetësuar për shkak të deformimit që i është bërë lajmit. Është folur për import plehrash është folur për import mbetjesh.
Ajo që ne kishim si synim ishte që ti jepnim oksigjen industrisë së riciklimit duke besuar që nuk mund të ketë një Shqipëri të pastër pa një industry riciklimi.
Synimi ynë ka qenë dhe mbetet të kemi një Shqipëri sa më të pastër. Në komisionin e veprimtarive prodhuese dhe parlamentin shqiptar u përqafua nga të gjitha forcat politike dhe kishte një konsesnus të përgjithshëm që të mbështesnin iniciativën, qoftë PD që e votoi pro qoftë LSI që kishte një ministër të Mjedisit dakord si pjesë të propozimit. Ndërkohë një nga firmëtarët ishte një anëtar i LSI.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-shalsi-dekreti-i-presidentit-eshte-i-vdekur/