Dimri në Kukës ka trokitur më herët se viteve të tjera e temperaturat janë ulur ndjeshëm madje edhe një shtresë dëborë ka mbuluar majen e malit Gjalica.
Banorët mundohen të përmbushin nevojat për të pritur stinën e ftohtë. E gjithë zona veriore për ngrohje përdorin drurin, por këtë vit çmimi i tyre ka arritur në shifra të papërballueshme për banorët e kësaj zone.
Përqindja më e madhe e tyre trrajtohen me ndiohmë ekonomike çka e bën të pamundur blerjen e druve dhe sigurimin e ngrohjes për ditet e ftohta. Një metër kub dru zjarri aktualisht kushton 3500 mijë lekë ndërkohë që maksimalaja e ndihmës ekonomike që sot merr një familje kuksiane është 4 mijë lekë. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi është rritur me 1 mijë lekë.
Nga një përllogaritje e thjeshtë në qytetin e Kukësit, gjatë dimrit konsumohen më shumë se 15 mijë metër kub dru zjarri nga familjet pa llogaritur shkollat, isntitucionet parashkollore etj. Moratorium ii prerjes së pyjeve ka bërë që prerja e druve të bëhet nga individ të pushtetshëm çka ka bërë edhe rritjen e çmimit të tyre.