Ora News – Rrugët në dispozicion të qytetarëve, organizohen aktivitete kulturore

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ditën pa makina, Bashkia Tiranë nuk lejoi qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore duke i vendosur ato në shërbim të qytetarëve. Aktivitete kulturore e mjedisore u zhvilluan në 3 zona kryesore: Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përgjatë rrugës ??Kont Urani?? si dhe rrugën ?Brigada e VIII?.
Dita pa makina, boshatisi disa segmente rrugore në kryeqytet duke lehtësuar qarkullimin për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.
Që prej orës 6 të mëngjesit, nuk u lejua qarkullimi i automjeteve në zonën mes Presidencës dhe Pallatit të Koncerteve, në rrugën ?Brigada VIII? deri ne kryqëzim me rrugën ?Vaso Pasha? si dhe në aksin ?Pjetër Bogdani? nga kryqëzimi me rrugën ?Vaso Pasha? deri në kryqëzim me rrugën ?Ibrahim Rugova?.
Në këto zona, Bashkia Tiranë organizoi disa aktivitete me fokus kulturwn dhe mjedisin.
Dita pa makina u shfrytëzua më shumë nga përdoruesit e biçikletave, të cilët si rrallë herë i kishin rrugët në dispozicion të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruget-ne-dispozicion-te-qytetareve-organizohen-aktivitete-kulturore/