Ora News – Drejtuesja e Komisionit të Vettingut kërkon vlerësim për gjyqtarët e prokurorët

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesja e Komisionit të Vettingut Genta Bungo i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë që ti përcjellë brenda 15 ditesh vleresimin profesional për gjyqtarët dhe prokuroret.
Mësohet se shkresa është dërguar në menyre elektronike në adresë të prokurorisë dhe KLD-së .
Mënyra e zgjedhur për t`ia përcjelle këtë kërkesë ka qënë edhe nje nga pikat që është diskutuar në mbledhjen e kesaj të premteje në Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e dyta nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta.
Nisur nga kjo kerkesë Këshilli krijoi edhe grupin e punës, i cili do të bashkëpunim me komisionin e pavarur të kualifikimit do të bashkëpunojë në menyre që cdo procedurë të behet brenda kuadrit ligjor në fuqi.
Anëtarët përfaqësues të KLD në këtë grup pune janë Vangjel Kosta, Gerd Hoxha, Neritan Cena si dhe përfaqësues të ministrisë së drejtësisë. Ky grup krijohet pak ditë pasi anëtarët e KLD dhe stafi i komisionit të kualifikimit kanë patur një takim informal mes tyre ku është diskutuar për mënyrën se si do të procedohet me vlerësimin e gjyqtarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtuesja-e-komisionit-te-vettingut-kerkon-vleresim-per-gjyqtaret-e-prokuroret/

Free Traffic Exchange