Ora News – Përplasja me policinë në Elbasan, dy mbeten në burg, një lirohet

2018-05-02 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg dy nga tre personat e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan gjatë operacionit të policisë për kontrollin dhe sekuestrimin e automjeteve luksoze
Togat e zeza dhanë masën për Valmir Dedjan, 44 vjeç, roje i tregut agro-ushqimor në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe për Ledio Zabeli, ndërsa u la në arrest shtëpie Klement Xhaferri.
Këta dy të fundit po shoqëroheshin në komisariat së bashku me automjetin e tyre tip ?Range Rover? 100 mijë euro, në momentin kur një prej automjeteve të policies u godit nga makina tip Audi që dyshohet se ka qenë e blinduar.
Në makinën e goditur të policisë udhëtonte zv/drejtori Gergji Oshafi. Për këtë ngjarje policia bën të ditur se është shpallur në kërkim shtetasi i dyshuar Suel Çela.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasja-me-policine-ne-elbasan-dy-mbeten-ne-burg-nje-lirohet/