Burg per dy nga tre te arrestuarit per ngjarjen ne Elbasan

2018-05-02 45

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy nga tre të arrestuarit për ngjarjen e Elbasanit ku një makinë e blinduar goditi në një postollok automjet e nëndrejtorit të policisë së këtij qarku.

Arrestimi i Kelmend Xhaferrit është cilësuar i paligjshëm dhe togat e zeza vendosën masën e sigurisë arrest shtëpie për të, mbi të rëndon akzua e armëmbajtjes pa leje të armëve sportive. Në qeli jane lënë dy të arrestuarit e tjerë Ledio Zabeli dhe Valmir Dedja. Për 26-vjeçarin Zabeli është ngritur akuza e prodhimit të lëndëve narkotike.

Ndërsa Dedja, roja e tregut ku dyshohet se u fut mjeti që goditi policinë akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe përkrahje autorit të krimit. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin për dokumetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes duke marrë dëshminë e policisë që kanë qenë atë në natë në shërbim.

Tv Klan ka mundur të mësojë se asnjë nga 12 efektivët nuk ka mundur të identifikojë personin që ka qenë në drejtimin e mjetit të blinduar ?Audi?. Sipas këtyre dëshmisë ata nuk kanë mundur ta shquajnë për shkak të erresirës dhe dinamikës së shpejtë të ngjarjes. I vetmi detaj që ata kanë parë ka qenë se shoferi mbante në kokë një kapele. Edhe gjatë ditës së premte policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA ka vazhduar aksionin në Elbasan. Drejtori i Përgjtihshëm i Policisë Haki Çako deklaroi të enjten nga Elbasani se e kanë identifikuar autorin dhe po punohet për prangosjen e tij.

Tv Klan