KLD, grup pune për vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi ngritjen e një grupi pune prej katër anëtarësh për të rakorduar qëndrimet më institucionet që merren me procesin e vetingut, kryesisht atë te rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Grupi që do të përbëhet nga Vangjel Kosta anëtarë i KLD-së i zgjedhur nga Kuvendi, Gerd Hoxha dhe Neritan Cena nga Konferenca Gjyqësore dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, do bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme lidhur me ecurinë e procesit dhe problematikat.


Mësohet se Presidenti Ilir Meta, theksoi gjatë mbledhjes së kësaj të premteje se KLD dhe Inspektorati i saj do të përmbushin të gjitha detyrimet që do i ngarkohen nga procesi i reformës në drejtësi.

Në mbledhje KLD shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë.