Report TV - Kamëz, i sëmuri mendor sulmon me thikë efektivin e policisë

2018-05-02 3

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Kamëz, ku një efektiv policie është plagosur me thikë. Policia njoftoi se është qëlluar me thikë në qafë efektivi Zef Prendi, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes, 20-vjeçari Ramadan Marku.

Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, kur është qëlluar me thikë në qafë. I plagosur mbeti punonjësi i patrullës, shtetasi Z. P., 50 vjeç, te rrethrrotullimi i Bathores.

Gazetari i Report Tv raportoi nga vendngjarja se efektivi ka marrë një plagë me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arrestohet autori i plagosjes së efektivit
Vetëm pak orë pas plagosjes së efektivit të policisë në Kamëz, është arrestuar autori i ngjarjes. Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi Ramadan Njazi Marku, 20 vjeç.

Shërbimet e policisë Tiranë kapën të riun, banues në Kamëz, që plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z.P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Free Traffic Exchange