Report TV - Studiuesi Uran Butka:Dosja e pushkatimit të Kasimatit e rreme

2018-05-02 0

Dosja gjyqësore për vendimin e pushkatimit të Sabiha Kasimatit më 26 shkurt të vitit 1951 është e rreme.

Kështu ka pohuar Uran Butka në aktivitetin ?Ngadhënjimi mbi harresën, në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit organizuar pasditen e së enjtes në Muzeun Historik Kombëtar.

Studiuesi Butka rikujton tragjedinë e Sabiha Kasmiatit që u pushkatua pa gjyq pranë urës së Beshirit në rrethin e Tiranës së bashku me 22 intelektualë të njohur. Pushkatimi bëri bujë brenda dhe jashtë Shqipërisë në atë kohë kryeministër ishte Enver Hoxha.