Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati së bashku me homologun e tij Italian, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano dhe organizatën e Grave të OKB-së, UN Women, morën pjesë në aktivitetin ?Rrjeti i Grave Ndërmjetësuese Mesdhetare ? Nga letrat në praktikë?.
Ministrat shfrytëzuan punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York për të zhvilluar këtë takim, i cili i paraprin lançimit në Romë, në fund të muajit tetor 2017, të Rrjetit Mesdhetar të Grave Ndërmjetësuese.
Ministri i Jashtëm italian, Zv. Presidentja e UN Women, si dhe Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e ndërmjetësimit me bindjen se përpjekjet për paqe kërkojnë kontributin e të gjithëve, në mënyrë të veçantë të grave duke pasur parasysh rolin qendror të tyre në familje e shoqëri.
Ata vunë në dukje se partneriteti për paqe përmes rrjeteve të ndryshme të ndërmjetësimit është i domosdoshëm për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet sot bota dhe në veçanti rajoni i Mesdheut.
Folësit parashtruan mënyra konkrete sesi rrjetet e grave ndërmjetësuese do kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Ministri Bushati theksoi mbështetjen e Shqipërisë për krijimin e rrjetit dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që këto rrjete ndërmjetësimi luajnë në disa rajone të botës e ku gratë janë protagoniste.
Në zbatim edhe të rezolutave të KS të OKB-së për forcimin e rolit të grave në shoqëri për zgjidhjen e konflikteve, ministri shqiptar nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm që gratë mund të luajnë në përballjen me një sërë sfidash me të cilat ndeshet sot rajoni i Mesdheut.
Duke iu referuar pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare, Bushati theksoi se pjesëmarrja e tyre në nivelet drejtuese ka ardhur duke u rritur dhe sot ato përfaqësohen me rreth 30% në parlament, 50 përqind në kabinetin qeveritar, 45% e administratës publike, 25% në pozicionet drejtuese në diplomaci, etj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rrjeti-i-grave-mesdhetare-bushati-alfano-kontribut-per-paqen-dhe-sigurine/