Ora News - Shkolla profesionale, rritet interesi, çertifikatat njihen edhe jashtë vendit

2018-05-02 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier, qendra e formimit profesional njeh rritje të regjistrimeve ndërsa është shtuar interesi i të rinjve për të marrë një profesion, pasi çertifikatat e trajnimit njihen edhe jashtë vendit. 630 persona tashmë kanë mbaruar studimet në këtë qendër, që ka lidhur kontrata dhe me dy burgje të Fierit për të ofruar kurse trajnimi për të burgosurit. Profesionet më të kërkuara janë elektriçistë, hidraulikë, parukeria dhe specialitetet e riparimit të automjeteve.
Qendra e formimit Profesional në Fier njeh shtim të interesit nga kursantët për marrjen e profesioneve të tilla si elektriçistë, guzhinierë, hidraulikë, parukierë apo në riparimin e automjeteve. Çertifikata pas mbarimit te kursit që njihet edhe jashte vendit u siguron kursantëve te moshave te ndryshme nje vende pune te sigurte dhe kjo ka tërhequr në qendër mjaft të rinj.
Drejtori Rajonal i Fierit Aleksander Lalaj thotë se per kete vit ka patur një frekuentim maksimal të të rinjëve me 848 regjistrime të reja, ndërsa 630 persona kanë marrë çertifikata.
Aleksandër Lalaj, drejtor rajonal i formimit profesional, Fier: Pothuasje gjysma e tyre janë gra dhe të reja dhe pjesa tjetër janë rini dhe burra të moshave të ndryshme. Ka dhe nga ana të cilët e kanë përfituar dhe një specialitet brenda vendit , por që vijnë dhe trajnohen për një periudhë të caktuar sipas programve dhe kurrikulave që kemi neve për tu çertifikuar, për të pasur një dokument komfort të rregullave të tregut të punës.
Drejtoria ka kontratë ndërkaq, me dy burgjet e qarkut të Fierit, ku ka hapur kurse trajnimi. Në burgun e Kosovës jane hapur kurse për hidraulik dhe elektrik ndersa ne burgun e Fierit një për gjuhën angleze dhe një për profesionin hidraulik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-profesionale-rritet-interesi-certifikatat-njihen-edhe-jashte-vendit/

Free Traffic Exchange