Report TV - Inspektohen punimet, ‘Arena Kombëtare’ gati në fund të 2018

2018-05-02 1

Punimet në ?Arenën Kombëtare? po ecin sipas parashikimeve dhe stadiumi do të jetë gati për të pritur ndeshje futbolli në fundin e vitit 2018. Presidneti i FSHF-së Armand Duka dhe arkitekti Marco Casamonti këtë të premte kanë inspektuar punimet:

?Punimet gjithashtu po ecin sipas parashikimeve, kualiteti i tyre është i nivelit të lartë. Kam bindjen se kontraktori që ne kemi për ndërtimin e stadiumit , brenda fundit të 2018 ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshjet e futbollit shqiptare? u shpreh Armand Duka

Uefa përzgjodhi Stambollin për organizimin e Superkupës së vitit 2019 ndërsa Duka thotë se ?Arena Kombëtare? do kandidojë sërish në vitin 2020:

?Ishim të ndërgjegjshëm se ishte një garë e vështirë sepse ishim i vetmi vend që konkuronim me një projekt jo me një stadium të mbaruar, shpresoj të na ketë dhënë shansin të jemi konkurent më të denjë pasi të kemi stadiumin e mbaruar për 2020? shton Duka