http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Elbasanit, aksionin për kontrollin dhe sekuestrimin e makinave luksoze, për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave është shtrirë edhe në Vlorë.
Që ne orët e para të mëngjesit, forcat speciale kanë zbarkuar ne qytetin bregdetar, ku policia ka ushtruar kontrolle te imta.
Ne shënjestër janë personat e shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale në qytetin bregdetar.
Kjo është nja nga makinat e luksit, e ndalur nga policia ne qendër të qytetit dhe po i nënshtrohet kontrollit.
Pamjet tregojnë se drejtuesi i mjetit nuk ka bere rezistence, duke lejuar kontrollin nga policia. Pas verifikimit, drejtuesi i makinës dhe personat e tjerë që ndodheshin ne mjet janë shoqëruar për ne polici. Ndërkohe mësohet se disa makina luksoze janë sekuestruar.
Ndërkohe ne Elbasan, vijon edhe ketë te premte aksioni i forcave speciale. Burime nga policia bëjnë me dije se te premten janë ndaluar katër automjete për verifikim dhe janë shoqëruar 6 persona. Ndërsa tek Krimet e Renda zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj personave qe me mjetin tip audi, goditen makinën ku udhëtonte zv/drejtori i policisë Gjergji Oshafi.