Basha: Sulmet ndaj PD i shërbejnë Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbledhjes maratonë të kryesisë së PD që zgjati më shumë se 4 orë, Lulzim Basha refuzoi prerazi fraksionet brenda partisë, ndonëse foli për krijimin e hapësirave për çdo demokrat.

?Sa kohë të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të ketë fraksione në Partinë Demokratike, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat, që do të kontribuojë për qëllimin e përbashkët, i cili është një qëllim kombëtar, jo thjesht një qëllim i PD-së, për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot, si aleate të denja të Edi Ramës, që i përdori ata për të marrë pushtetin?.


Ndërsa mbledhja u mbizotërua nga tensionet dhe përplasjet, bashkimi duket i vështirë, por Basha tha se procesi do të vijojë me analizën e rezultatit të 25 qershorit.

?Lajmi i sotëm është vendimi unanim i kryesisë së PD-së, për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate, duke përfshirë të gjithë simpatizantët e PD-së, me qëllim, forcimin e PD, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën?.

Ndryshimet do të prekin edhe statutin e PD për të cilin do të ngrihet një grup i posaçëm.

?Një grup pune do të punojë paralelisht me procesin e konsultimit me anëtarësinë, i cili po kështu, do bëjë që zëri i çdo anëtari të Partisë Demokratike të dëgjohet, për ta bërë PD-në më të fortë, më demokratike dhe më të aftë për t?u përballur me të keqen?.

Mbledhja e kryesisë që zgjati rreth katër orë nuk ka qenë e lehtë për kryetarin Basha, pasi u përball me kritika për mënyrën se si u menaxhuan zgjedhjet politike. Madje nuk munguar edhe moment tensioni, mes anëtarëve Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit. Kjo e fundit teksa Gjana fliste, e ka ndërprerë disa herë duke e akuzuar për manipulim të garës për kryetar të PD-së. Por përplasja fizike mes të dyve u shmang pas ndërhyrjes së anëtarëve të kupolës drejtuese të partisë.