Ora News - Në Kukës troket dimri, por një metër kub dru kushton sa një pagë mujore

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës dimri ka trokitur herët ndërsa në lartësitë e Malit të Gjallicës, kanë rënë reshjet e para të dëborës.
Ditëve të fundit temperaturat kanë rënë ndjeshëm, përpos shiut të dendur.
Banorët e Kukësit përgatiten për stinën e ftohtë e në radhë të parë kujdesen për drutë e zjarrit, por çmimet e tyre sivjet janë më të larta se nje vit më parë.
Një metër kub dru kushton 35 mijë lekë të reja, një çmim i papërballueshëm, por qytetarët thonë se i kanë të domosdoshëm për mbijetesën gjatë dimrit.
Qytetarët: Është shumë shprenjt. Paguhet edhe transport. Por s?kemi ç?të bëjmë. Jemi të detyruar. 35 mijë lekë është shumë shtrenjtë. Drutë nuk i kam blerë dhe nuk kam lekë për të blerë por s?i do vejë halli nuk e di?
Vlerësohet se në qytetin e Kukësit gjatë dimrit konsumohen më shumë se 15 mijë metër kub dru zjarri nga familjet pa llogaritur shkollat, institucionet parashkollore, spitalet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-kukes-troket-dimri-por-nje-meter-kub-dru-kushton-sa-nje-page-mujore/

Free Traffic Exchange