Së shpejti në Ora News - “Ju flet Moska”, emisioni më i ri nga Kastriot Myftaraj

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ju flet Moska? ëshë emisioni më i ri që do të startoje së shpejti në Rtv Ora News me drejtues dhe autor publicistin Kastriot Myftaraj.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Myftaraj shpjegoi përmbajtjen e emisionit dhe përse ka zgjedhur që emisionin ta titullojë kështu. Qëllimi i emisionit thotë Myftaraj është që ti bëhet e ditur qytetarit se si po helmohen me propagandë.

Myftaraj: Në pamje të parë duket një titull anakronik, por ideja është kjo që ?Ju flet Moska? për një periudhë të gjatë kohe në botë ka qenë një simbol i propagandës së gënjeshtër. ?Ju flet Moska? ishte Radio Moska e cila kishte marrë përsipër të bënte propagandë në gjithë botën në emër të një shteti Bashkimi Sovjetik që emblemën e tij kishte globin tokësor të rrethuar me murin me drapër dhe çekan.
Ideja ime është kjo që në mënyrë simbolike ?Ju flet Moska? në pjesën më të madhe të mediave tona, në pjesën më të madhe të komunikimit të shtetit me opinionin publik është një propagandë e gënjeshtër dhe ideja ime është një helm që i jepet qytetarit. Njeriu shqiptar ka dëshirë të informohet dhe shpenzon një pjesë të madhe të kohës për tu informuar dhe bombardohet me informacion nga më të ndryshme, pro informacioni është diçka si ushqimi. Mund të marrësh një ushqim me etiketa të bukura, me shije të krijuara artifcialisht, por ky ushqim përmban helme toksina.
Duke sqaruar formatin e emisionit, Myftarja tha se ai do të jetë një emision i përditshëm dhe do të zgjasë 10 minuta dhe nuk do të ketë të ftuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ju-flet-moska-emisioni-me-i-ri-nga-kastriot-myftaraj/

Free Traffic Exchange