Report TV - FNSH në Elbasan,27 të ndaluar në kërkim djali i biznesmenit

2018-05-02 0

Një aksion i gjerë ka nisur prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, ku janë përfshirë Policia e Tiranës, ajo e Elbasanit dhe FNSH.

Nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet prej mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zbardhur detaje të aksionit të policisë.

Çako tha se është identifikuar personi, që tri ditë më parë goditi mjetin e zyrtarit të lartë të policisë.

?Kemi identifikuar personin që goditi makinën e zv.drejtorit të policisë, të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore janë kryer, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e krimeve të Rënda, kërkojmë angazhim maksimal edhe nga Prokuroria e Elbasanit dhe gjithë sistemi i drejtësisë?, tha Çako.

Suel Çela goditi makinën e policisë para tri ditësh
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet dhe shpall në kërkim së bashku me Policinë e Shtetit Suel Celën djalin e biznesmenit Petrit Cela. Suel Çela drejtonte makinën, që goditi policinë mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Kontrollet për kapjen e Suel Celës po kryhen njëherazi në Elbasan, Durrës, Tiranë, Korcë, Pogradec ndërsa të dhënat e tij i janë përcjellë dhe policisë maqedonase dhe greke ku dyshohet se mund të strehohet i riu.