Ora News – Elbasan, Çako: Luftë të gjitha grupeve kriminale

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se nga Elbasanit se lufta kundër aseteve kriminale do të zhvillohet në të gjitha qarqet e vendit dhe kjo shpreh gatishmërinë e veçantë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Çako: Është organizuar një operacion i gjerë në qytetin e Elbasanit që konsideron në identifikimin dhe arrestimin e të gjithë personave me precedentë kriminalë, në mënyrë të veçantë të atyre personave që janë pjesë e grupeve kriminale të Elbasanit.
Duke marrë shkasë edhe nga ngjarja e datës 20 shtator për identifikimin e aseteve të vendosura në mënyrë të paligjshme, në këtë kuadër shpreh gatishmërinë e Policisë së Shtetit, qeverisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale.
Jemi të vendosur për t?i vënë përpara përgjegjësisë ligjore, për të çuar deri në fund në bashkëpunim me prokurorinë të gjithë individët që kërkojnë të sfidojnë shtetit. Nuk do të ketë operacion vetëm në qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet të grupeve dhe individëve që kanë kryer veprimtari kriminale. Policia e Shtetit do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cako-lufte-te-gjitha-grupeve-kriminale/

Free Traffic Exchange