Report TV - Përfundon rruga e 'Oxhakut',Veliaj: I dhamë fund baltës e pluhurit

2018-05-02 1

Dhjetë mijë banorët e zonës së ?Oxhakut? në Njësinë 4 kanë një rrugë të re, me infrastrukturë nëntokësore, ndriçim dhe gjelbërim.Rikonstruksioni përfshin rrugën ?Imer Ndregjoni?, ose siç njihet ndryshe rruga e ?Oxhakut?, që lidh Njësinë 3 me rrugën kryesore të Njësisë 4.

Në këtë rrugë është punuar në lirimin e hapësirave të zëna, ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve, asfaltim, ndriçim, si dhe pajisjen me të gjithë sinjalistikën e nevojshme, çka sjellë rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve

I shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e realizuara, ndërsa theksoi se falë këtij projekti i është dhënë fund problematikës që ajo shkaktonte te banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Free Traffic Exchange