Report TV - Reforma, aleatët e PD: Nuk kemi besim te votimi elektronik

2018-05-02 0

Aleatët e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka janë në një linjë me demokratët për garantimin e votës së lirë të qytetarëve, por si parti më vete ata kanë propozimet e tyre përsa i përket sistemit.

Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është skeptik për votimin elektronik.

Teksa propozon një sistem ndryshe nga Shehi, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane kërkon më tepër hapësirë për partitë e vogla.

Në takimin me aleatët lideri i demokratëve Basha theksoi se reforma zgjedhore duhet pikësëpari të shmangë manipulimin e votës së lirë të qytetarëve.