Rreth 3 mijë libra në shqip dhe në gjuhë të huaj, por edhe gazeta e revista janë djegur si pasojë e zjarrit të rënë në 15 Mars të këtij viti në sektorët e katit të tretë të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare.
Vetëm pas afro 6 muajsh, Biblioteka Kombëtare mundi të bëjë bilancin e dëmeve ku pjesën më të madhe e zë fondi i librit në shqip dhe ai i gazetave.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani: ?Nuk është prekur baza e të dhënave elektrike, as mjedisi ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe ai i periodikut shqip?.
Drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani konfirmon se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkendije eletrike.
LIBRAT, GAZETAT DHE REVISTAT E DJEGURA
748 gazeta të viteve 1905-1982
273 revista
134 fjalorë të huaj
100 libra të huaj
2053 libra
Sipas Asllanit pas evidentimit të titujve të cilat janë asgjësuar nga zjarri, ka nisur edhe zëvendësimi i tyre në formë dixhitale dhe më pas ajo në letër. Për shkak të mungesës së hapësirës dhe mbivendosjes së funksioneve, Biblioteka Kombëtare do të ofrojë shërbime të kufizuara në sallat e leximit.
?Kriza e hapësirave, mbivendosja e funksioneve në Bibliotekën Kombëtare mbulon edhe mungesën e Bibliotekës së qytetit të Tiranës. Për pasojë, për arsye të sigurisë së fondeve të saj, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të vijojë të ofrojë shërbime të kufizuara në sallat e leximit?.
Zjarri i rënë në Mars ndaloi huazimin e librave nga Biblioteka Kombëtare.
Tv Klan