Ngjarja tragjike e të mërkurës në mbrëmje ku u dogjën tre fëmijë të mitur të familjes së Gazmend Konçit, ka tronditur të gjithë banorët e fshatit Rromanat të Durrësit.
Jeta e trenjakëve, Artur, Valerio dhe Alesio Konçi, 4 vjeçarë, u ndërpre ende pa nisur.
Dhoma në të cilën po qëndronin u përfshi nga flakët, duke iu shkaktuar atyre asfiksi dhe djegie. Këtë të enjte, familja të afërmit, pritën ngushëllimet në banesën e prindërve të Gazmendit, pasi shtëpia e tyre është bërë e pabanueshme.
Hamdi Çeka daja i babait të fëmijëve, tregon rrethanat e ngjarjes.
Daja i babait të trinjakëve, Hamdi Çeka: "E ëma kishte sjellë fëmijët këtu sepse donte që ata të mësonin, pasi fëmijët e vegjël nuk i linin të mësonin. Kur ajo ishte këtu atje ra flaka. Fëmijët kanë qenë në shtëpi, fillimisht ka marrë zjarr perdja. Ajo është rrëzuar më pas ka marrë flakë e gjithë shtëpia".
Trishtim shpreh edhe drejtori i shkollës që frekuentohej nga të miturit.
Hetimet e policisë dhe të zjarrfikësve kanë ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndezja e një fijeje shkrepseje nga fëmijët, ose nga ndonjë masë elektrike e një prize aty pranë.
Tv Klan